Pyetja:

Jam e martuar dhe burri im është binak me vëllain e tij, i cili është i sëmurë nga epilepsia. Jetojmë në një shtëpi dy kate: unë me burrin në katin e dytë, ndërsa në katin e parë jeton vëllai binak me prindërit. Vëllezërit e tjerë, dy janë jashtë dhe njëri është i ndarë, jeton në banesë.

A e kemi gjynah të dalim të jetojmë në një banesë vetëm ne të dy?

Pergjigja: 

Fillimisht e lus Allahun e Lartësuar që ta shërojë kunatin e juaj, Allahu me i dhënë shërim edhe pastrim, inshaAllah kjo gjendje, gjithashtu edhe me e udhëzuar nëse ka nevojë për udhëzim.

Sa i përket gjendjes së juaj, ashtu qenkeni të ndarë, pra jetoni të ndarë, njëri në një kat e tjetri në katin tjetër, prindërit qenkan me vëllaun tjetër. Ajo çka po ju shqetëson ju është se a bën të dilni në një shtëpi më larg?

Në parim nuk prish punë, pos nëse vëllau ka nevojë me ndejt me të, pastaj prindërit nuk munden të kujdesen, atëherë nuk duhet larguar prej tij. Mirëpo nëse kunati nuk e ka këtë gjendje, por herë pas here e kap sëmundja dhe prindërit mund të kujdesen, nuk prish punë. Por mirë do të ishte që banimin ta keni afër, nuk prish punë veç nëse hasni në nervozë dhe kundërshti të prindërve të burrit. Mirë do të ishte t’i rrini afër.

 

/Hoxhë Dr. Rasim Haxha/