Pyetja:

Nganjëherë ndodh të harroj në ruku dhe, në vend që të them subhãne rabî el-adhîm, them subhãne rabî el-a’lã; i njëjti gabim ndodh edhe në sexhde, dhe nuk e vërej këtë veçse pasi e them dhe e përmirësoj. A është e obligueshme të bëj sevi sexhde (sexhde të harresës)? Nëse po, kur duhet ta bëj atë: para, apo pas selamit?

***

Përgjigjja:

Shejh Ibn Uthejmin ka thënë: “Kur personi e thotë një thënie të ligjësuar aty ku s’e ka vendin, ai duhet të bëjë sevi sexhde, si në rastin kur thotë subhãne rabî el-a’lã në ruku, pastaj i kujtohet dhe thotë subhãne rabî el-adhîm. Këtu ai thotë një thënie të ligjësuar, dmth., subhãne rabî el-a’lã, por kjo thënie është caktuar për sexhde. Kështu, kur ai e thotë këtë në ruku, themi: vërtet që ke thënë një thënie të ligjësuar aty ku s’e ka vendin, dhe në rastin tënd është sunet të bësh (sevi) sexhde …” (Sherh el-Mumti’ 3/359)

Shejh ibn Xhibrin ka thënë: “Sa i përket rastit kur personi nga harresa thotë një thënie të ligjësuar aty ku s’e ka vendin, kjo nuk e zhvlerëson namazin. Nëse ai reciton Kuran ndërsa është ulur (në teshehud) apo e thotë teshehudin ndërsa është në këmbë apo thotë subhãne rabî el-a’lã në ruku ose subhãne rabi el-a’lã në sexhde, dmth ai bën diçka që është sunet aty ku s’e ka vendin, ndonëse ajo është e ligjësuar, atëherë (sevi) sexhdja për të është sunet, jo obligim, sepse këto janë nga fjalët/dhikret e namazit dhe kjo nuk e zhvlerëson namazin… ” (“Sherh Akhdar Mukhtesarãt”).

“Kur ai që falet mbrapa imamit gabon në namaz dhe ai nuk është vonuar, dmth i mbërrin të gjitha rekatet me imamin, si në rastin kur harron të thotë subhãne rabî el-adhîm në ruku, ai nuk e bën sevi sexhden për këtë, sepse imami e mbart këtë (lëshim) për të. Mirëpo, nëse supozojmë që ai i cili falet mbrapa imamit gabon me diçka që e zhvlerëson rekatin e tij, siç është lënia e leximit të Fatihasë nga harresa, ai patjetër duhet që, kur imami të japë selam, të falë rekatin i cili u zhvlerësua për shkak të harresës, pastaj të kryejë teshehudit, të japë selam dhe të bëjë sehwe sexhde mbas selamit. Sa i përket rastit kur ai që falet mbrapa imamit gabon dhe është vonuar, ai duhet të bëjë sehwe sexhde, qoftë kur harresa e tij të ndodhë ndërsa ai falet me imam, qoftë mbasi të çohet për të plotësuar atë që ka humbur. Sepse, nëse ai bën sexhde, nuk e kundërshton imamin, sepse imami tashmë e ka kryer namazin”.
(Shejh Ibn Uthejmin, “Risalet fi Ahkãm Suxhûd Sehw”)