Pyetja:

Nëse lutësi lutet për të vdekurin, a pranon bekime i vdekuri?

***

Përgjigjja:

Po, bekimet pranohen nga i varrosuri. Përshëndeti ata me thënien: ”Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju. Paqja qoftë mbi ty, o filan, si edhe mëshira e bekimet e Allahut. O Allah, fale! O Allah, mëshiroje!” [1]

[1] Transkriptimi i lutjes: Es-Selamu alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu. Es-Selamu alejke, ja fulan, ue rahametullahi ue bereketuhu. Allahume agfir lehu. Allahume arhamehu.
Ibn Umer, kur i vizitonte varret, thoshte: “Paqja qoftë mbi ty, o i Dërguar i Allahut, si edhe mëshira dhe bekimet e Tij”. Pastaj pushonte dhe thoshte: “Paqja qoftë mbi ty, o Ebu Bekr, si edhe mëshira dhe bekimet e Allahut”. Pastaj thoshte: “Paqja qoftë mbi ty, o babai im, si edhe mëshira dhe bekimet e Allahut”. Ai i përshëndeste dhe largohej. Varret pranonin bekimet, por ai nuk këndonte Kuran tek to. Dhe ai nuk lutej në drejtim të varreve. Të gjitha këto janë prej rrugëve të shirkut. Gjithashtu, ai nuk e zgjaste vizitën, por i përshëndeste dhe largohej.

Shejh AbdulAziz ibn Abdullah er-Raxhi, “Axhuibe Mufide en As’ile Adide”