Pyetja:

Nëse e puth të vdekurin, a prishet abdesi?

***

Përgjigjja:

Puthja e të vdekurit nuk është prej gjërave të cilat e prishin abdesin, dhe nëse dikush të ka thenë, nuk ia ka qëlluar, ose ka ndonji keqkuptim tjetër.

Poqese kthehemi në sunetin e Pejgamberit ﷺ nuk do të gjejmë thënie që dëshmon se puthja e të vdekurit e prish abdesin, ndërkaq në këto gjëra nuk mund të gjykohet me hamendje apo pa fakte konkrete autentike dhe të qarta.

Allahu e di më së miri.

Dr. Bashkim Aliu