Përgjigje: Nëse thirret ikameti, e ti ke filluar të falësh sunet apo nafile. disa dijetarë kanë thënë: e ke detyrim ta ndërpresësh namazin menjëhe rë, edhe nëse je në teshehud.

Disa tjerë kanë thënë: Mos e ndërprit, përveç nëse ke frikë se imami do të japi selam para se të arrish tekbirin fillestar (tëndin).

Këto janë dy mendime të kundërta.

I pari: Nëse thirret ikameti, ndërpreje namazin edhe nëse je në te- shehud.

I dyti: Mos e ndërprit, përveç nëse nuk ka mbetur prej namazit të ima- mit, aq sa të mjafton të marrish tekbirin fillestar, në këtë rast ndërpreje. D.m.th. vazhdo në namaz dhe mos e ndërpre përveç nëse ke frikë se imami do të japi selam para se të arrish tekbirin fillestar në atë xhemat.

Këto janë dy mendime të kundërta, pra, sipas mendimit të dytë: vazhdo në namaz edhe nëse të ikin të gjitha rekatet përderisa e arrin tek- birin fillestar para se të japi imami selam.

Sipas meje, mendimi i mesëm për këtë është: nëse thirret ikameti e ti je në rekatin e dytë, atëherë plotësoje më shpejt, e nëse thirret ikameti e ti je në rekatin e parë, atëherë ndërpreje namazin, sepse Resulull-lla- hu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kush e arrin një rekat të namazit, ka arritur namazin”(Muttefekun alejhi)

Pasi e ke falur një rekat para se të thirret ikameti d.m.th., e ka arritur një rekat para qortimit dhe ndalimit. Pasiqë e ke arritur një rekat para qortimit dhe ndalimit d.m.th., e ke arritur namazin, kështu që namazi i tërë mbetet i lejuar, prandaj të lejohet ta plotësosh, por shpejt. Sepse të arrish një pjesë të farzit është më mirë sesa të arrish një pjesë të nafiles.

Ndërsa, kur je në rekatin e parë, ti nuk ke kohë që ta arrish namazin (nafilen), ngase Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thenë: “Kush e arrin një rekat të namazit, ka arritur namazin” (Muttefekun alejhi), duke u bazuar në këtë pra, duhet ta ndërpresësh namazin, sepse Resulull-llahu, sal- lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kur të thirret ikameti, nuk ka namaz tjetër përveç farzit”.(Muslimi)






/ Shejh Uthejmini – “Kushtet e Fesë”/