Pyetja:
A është prej sunetit duaja (lutja) që bëhet pas namazit farz? A duhet të shoqërohet duaja me ngritjen e duarve? Ngritja e duarve a është më mirë të bëhet njëkohesisht me imamin apo jo?
***
Përgjigjja:
Përsa i përket lutjes që bëhet pas namazeve farze nuk është sunet nëse ajo shoqërohet me ngritjen e duarve si nga imami, xhemati apo të dy së bashku. Përkundrazi, ky veprim është bidat (risi në fe), sepse një veprim i tillë nuk është përcjellë nga Profeti ﷺ e as nga shokët e tij. Ndërsa lutja nëse bëhet i vetëm (pra jo bashkarisht), e cila nuk shoqërohet me ngritjen e duarve, nuk ka problem, por edhe nëse i ngrit duart nuk ka problem inshaAllah. Kjo bazuar në disa hadithe që përcillen për këtë rast.
Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva, (7/103)