Përgjigja:

Rregulli bazë në këtë çështje është se, nëse Bejtul-Mali (thesari i shtetit) ka konfiskuar pasuritë e disa njerëzve, ose dihet se ato janë të vjedhura por nuk dihet se kush është pronari i tyre, dhe një njeri i shet ato pa e ditur këtë gjë, atëherë parimi është se pasuritë për të cilat nuk dihen pronarët lejohen të shiten, me qëllim që të ardhurat e tyre të shpenzohen për dobi dhe interesa të përgjithshme.

Nëse njeriu e di se ky mall është i vjedhur, atëherë është obligim që ta kthejë te pronari i tij, sepse Pejgamberi alejhi salatu ve selam, ka thënë:

“Dora është përgjegjëse për atë që merr, derisa ta kthejë.”

Nëse nuk dihet se kush është pronari, atëherë ky mall ruhet si send i gjetur dhe si amanet tek ai. Nëse pronari vjen ndonjë ditë, i tregohet se ky është malli i tij dhe se është shitur vetëm për arsye të ruajtjes.

Nëse nuk dihet pronari dhe shitësi ka ikur, kjo është një gjendje e tretë: si rasti i disa shitësve që vjedhin telefona e pastaj i shesin. Njeriu e ka blerë mallin me paratë e tij dhe më pas i është thënë se ndoshta është i vjedhur. Ai dëshiron ta kthejë te pronari, por nuk e di se kush është pronari i mallit dhe as nuk e di se kush ia ka shitur, që t’ia kthejë atij.

Në këtë rast themi se ai mund ta përdorë mallin. Nëse vjen pronari, falënderimi i takon Allahut. Nëse nuk vjen, ai e ka marrë mallin kundrejt parave të tij.

Megjithatë, më e mira dhe më e sigurtë është që ta mbajë mallin tek vetja derisa të kthehet pronari i tij.

Allahu i Lartësuar e di më së miri.


/Shejh, Abdullah Es-Sulemi, Allahu e ruajtë/ Nga Hoxhë Sabahudin Selimi