Pyetja:
Njeriu a është i lirë të zgjedhë veprat apo është i imponuar?
***
Përgjigjja:
Njeriu edhe është i lirë por është edhe i imponuar në të njëjtën kohë, pra të dy çështjet janë prezente. Ai është i imponuar nga aspekti se caktimet dhe vendimet e Allahut e përshkojnë edhe këtë, iu nënshtrohet këtyre caktimeve natyrshmerisht (Kevnen) e detyrimisht (Kadaen), dhe se nuk ka mundësi t’iu ik caktimeve te Allahut të cilat i janë caktuar këtij. Pra prej këtij aspekti njeriu është i detyruar-imponuar. Ndërsa prej aspektit te zgjedhjes se veprave, ai është i lirë, sepse ai-me dëshirën dhe vullnetin e tij- i bën disa ndërsa disa te tjera i braktisë. Pra prej këtij aspekti ai është i lirë dhe ka dëshirë-vullnet, por vullneti apo dëshira e tij është pasuese e dëshirës, vullnetit dhe caktimit te Allahut. Mu për këtë ai shpërblehet për vepra të mira ndërsa ndëshkohet për mëkate, te cilat i bën me dëshirën dhe zgjedhjen e tij. Ndërsa njeriu i cili nuk ka zgjedhje dhe dëshirë, si: i detyruari, harruesi dhe i paafti (i dobëti) për ibadete, këta nuk ndëshkohen, sepse nuk kanë mundësi zgjedhjeje për disa shkaqe: për shkak të humbjes se vetëdijes, dobësisë, dhe si të tillë, pa mundësi zgjedhjeje për të bërë mirë apo keq, përjashtohen nga ligji i përgjithshëm dhe nuk ndëshkohen, sepse nuk janë të lirë dhe nuk kanë vepruar sipas dëshirës dhe vullnetit te tyre. Ndërsa sa iu përket dy ajete: ”Po ju nuk mundeni, por vetëm nëse dëshiron Allahu, Zoti i botëve!” (Tekvir: 29) dhe ” …e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë…” (Kehf: 29), janë përforcuese dhe përkrahëse të asaj qe thamë, sepse Allahu njeriut i përshkroi dëshirë dhe Vetes dëshirë, por duke sqaruar se ajo është pasuese dhe nën dëshirën e Allahut. Ndërsa ajeti “e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë.…” (Kehf: 29) nuk flet për zgjedhje, be ç’të duash,beso ose mos beso,por është kërcënim dhe vërejtje. Thotë Allahu: E ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata,… (Kehf: 29). Pra kjo thjesht është një kërcënim dhe vërejtje qe nëse njeriu bën mëkate dhe i bën Allahut shok, do të ndëshkohet, sepse ai u bëri pabesimetar (kafir) me dëshirën e tij dhe mu për këtë e meriton ndëshkimin e Allahut dhe hyrjen ne Xhehennem përgjithmonë. Thotë Allahu: “..Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata,… (Kehf: 29)
Pra Allahu i ndëshkon për shkak te padrejtësisë se tyre ndaj vetvetes e jo për ndonjë shkak tjetër.
Shejh dr. Salih el Fevzan
Përktheu: Sedat Islami