Pyetja:

Para disa ditësh kam parë një ëndërr dhe jam kureshtare ta dijë sado pak kuptimin e saj ngase me sillet në kokë. Kam parë veten se kisha shkuar në një pishinë me shoqe, por unë isha e veçuar që shkoja not shumë larg, me një dorë arrija në 50 metra, dhe më dukej shumë lehtë sikur po fluturoja, nuk e ndijsha fare veten se po lodhem nga notimi. Ndërsa në jetën e  përditshme nuk jam askund nga kjo që kam parë në ëndërr, përkundrazi, e respektoj Krijuesin dhe praktikoj me kënaqësi çdo urdhër të Tij.

***

Përgjigjja:

Do t’i kalosh shoqet tua në dituri inshallah.

Husein Es-Serraxh