Pyetja:

Unë dua ta kryej umren, porse nuk mundem ta kryej tavafin dhe sajin, a më lejohet t’ia dhurojë dikujt ca para që ta kryejë umren për mua?

***

Përgjigjja:

Lejohet ta kryejë dikush umren për ty. Porse, ai që ta kryen umren ty me para, nijeti (qëllimi) i tij nuk duhet të jetë fitimi i parave përmes umres, porse ta bëje nijet kryerjen e umres e jo fitimin e parave, edhe pse mendoj se shumica e njerëzve që veprojnë kështu (me kry umren ose haxhin me pare për dikë tjetër), qëllimi tyre êshtë fitimi i parave.

Megjithatë në fund, themi se: “Nëse i dhuron para për kryerjen e umres një njeriut i cili është besnik dhe i sinqertë, që të të ndihmojë ty drejtë fitimit të shpërblimit të Allahut (kryerjes së umres), shpresoj që nuk ka ndonjë ndalesë apo diçka të keqe këtu.”

Shejh Abdullah El Humejd

Përktheu: Suad Shabani