Pyetja:
Pas farzit a duhet ndërruar vendin me qëllim që të falet suneti?
***
Përgjigjja:
Po, është transmetuar në hadithin e Muaʹwijes se ai ka thënë: ʺPejgamberi ﷺ na ka urdhëruar që të mos bashkojmë njërin namaz me tjetrin pa u larguar apo folur (mes tyre).ʺ [1]
Pra, dijetarët kanë kuptuar nga kjo se duhet të ketë një pauzë [ndalesë] mes namazit të detyrueshëm dhe Sunetit, qoftë duke folur apo duke ndërruar vendin.
Shejh Ibn Uthejmin, Fetaua Islamije, vëll.1, faqe 346
———————————–
[1] Muslimi dhe Ebu Davudi