Pyetja:

Pasi të kthehet udhëtari në vendin e tij, a duhet të abstenojë nga ushqimi e pija deri në fund të ditës?

***

Përgjigjja:

Mendimi më i saktë i dijetarëve është se nuk detyrohet që të abstenojë nga haja dhe pija deri në fund të ditës, për arsye se nuk i bën dobi asgjë atij për shkak se ai është i obliguar ta kompensojë atë ditë.

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: “Kush ushqehet në fillim të ditës le të ushqehet edhe në fund, pra kujt i lehtësohet të hajë në fillim të ditës me arsye i lejohet të hajë edhe gjatë tërë ditës.”

Mirëpo nuk e shfaq para tjerëve, ngase nuk e dinë shkakun e mos agjërimit të tij, e mund të krijojnë mendim të keq apo mund që ndokush edhe ta keqkuptojë.

Shejh Ibën Uthejmini