Pyetja:

Për largimin e shejtanit dhe vesveseve (ngacmimeve) të tij

***

Përgjigjja:

T’i lutemi Allahut të na mbrojë nga shejtani, duke thënë:

أَعُوذُ بِاللَّهِ مِنَ الشَّيطَانِ الرَّجِيمِ.

E’ũdhu bil-lãhi minesh-shejṭãnirr-rraxhĩm.[1]

Të thërrasim ezanin.[2]

Të bëjmë dhikrin ditor dhe të lexojmë Kuran.[3]

———————————–

[1] Ebu Davudi (Sahih Tirmidhi). Shih dhe ajetet 98-99 të sures El-Mu’minun.

[2] Buhariu dhe Muslimi.

[3] Pejgamberi ﷺ thotë: “Mos i bëni shtëpitë tuaja varreza, sepse shejtani largohet nga ajo shtëpi, ku lexohet sureja El-Bekare”. (Muslimi). Nga gjërat që e largojnë shejtanin është edhe dhikri i mëngjesit dhe i mbrëmjes; dhikri para gjumit dhe kur ngrihesh prej tij; dhikri i hyrjes në shtëpi dhe daljes prej saj; dhikri i hyrjes në xhami dhe daljes prej saj; por edhe dhikret e tjera të ligjshme, si: leximi i Kuranit, leximi i Ajetit Kursi, leximi i dy ajeteve të fundit të sures el Bekare. Po ashtu, ai që thotë “Lã ilãhe il-lallãhu waḥdehû lã sherîke lehu, lehul mulku we lehul ḥamdu we huwe ‘alã kul-li shej’in ḳadĩr” (njëqind herë) është i mbrojtur nga shejtani gjatë gjithë ditës. Po kështu, ezani e largon shejtanin.