Pyetja:

A lejohet për mashkullin përdorimi i arit të bardhë?

***

Përgjigjja:

Ngjyra e arit në esencë është e verdhë, mirëpo përzierja e arit me ndonjë material tjetër me një përqindje të vogël ndikon në ndryshimin e ngjyrës së tij, çka do të thotë se përzierja e arit me ndonjë substancë apo metal tjetër nuk e nxjerr atë nga të qenët ar dhe si i tillë përdorimi i tij është haram.

Në Islam ari dhe mëndafshi konsiderohen stoli dhe veshje të veçanta vetëm për femra, ndërsa janë të ndaluara për meshkujt. Ali bin Ebu Talibi r.a. transmeton se Pejgamberi ﷺ e ka vendosur mëndafshin në dorën e tij të djathtë dhe arin në dorën e tij të majtë, pastaj ka thënë: ”Këto të dyja (ari dhe mëndafshi) janë të ndaluara për meshkujt e umetit tim.” [1]

Andaj është haram për meshkujt mbajtja e arit, çfarëdo qoftë ai, i bardhë apo i verdhë, etj..

Allahu e di më së miri.

Dr. Shefqet Krasniqi

——————–

[1]  Ebu Davudi, nr. 4057; Nesaiu, nr. 5147. Albani e ka konsideruar sahih.