Pyetja:

A është e lejueshme të kryhen kërkime dhe testime në kafshët, me qëllim të
përparimeve në mjekësi?

***

Përgjigjja:

Nuk shoh ndonjë dëm në këtë, bazuar në përgjithësinë e thënies së Tij, më të Lartit:

Është Ai që krijoi për ju tërë atë që gjendet në tokë.” (Bekare: 29)

Mirëpo, është obligim që të merret rruga më e thjeshtë në testim, e cila nuk do t’u shkaktonte vuajtje kafshëve.

Shejh Ibn Uthejmin, “El-Fetaua el-Muhimmeh”, faqe 695

Përktheu: Suad Shabani