Pyetja:

Përgojimi dhe thashethemet a e prishin agjërimin?

***

Përgjigjja:

Përgojimi dhe thashethemet nuk e prishin agjerimin, por ato e pakësojnë shpërblimin e tij. Allahu në Kuran thotë: “O besimtarë! Ju është bërë detyrë agjërimi, ashtu si u ishte bërë edhe atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.” (Bekare, 183)

Profeti ﷺ thotë: “Ai që nuk braktis fjalët dhe punët e këqija dhe padijen, Allahu nuk ka nevojë për të që ai të braktisë të ngrënën dhe pirjen e tij.” [1]

Shejkh Uthejmini, “Pyetje – Përgjigje mbi Agjërimin”

——————————————————————–

[1] Buhariu, 1903