Disa njerëz që iu është bërë zullum presin që dënimi i Allahut ndaj zullumqarit të vijë menjëherë. Por Kurani na tregon se zullumqari kalon nëpër katër faza që duhen kuptuar, në mënyrë që të qetësohet zemra dhe të sigurohemi se syri i Allahut nuk fle dhe se Ai është Gjykatësi i drejtë, Hakmarrësi, i Gjithëfuqishmi.
Faza e parë: Afatizimi
“Unë do t’ua zgjas atyre afatin, sepse kurthi Im është shumë i fortë” (A‘raf: 183).
Në këtë fazë, Allahu i jep zullumqarit kohë që ai të pendohet ose të tërhiqet nga padrejtësia e tij, apo të ndiejë keqardhje dhe të përmirësohet.
Faza e dytë: Pëshkallëzimi në mashtrim
“Ne do t’i shpiem drejt shkatërrimit gradualisht, pa e kuptuar” (A‘raf: 182).
Kjo nuk nënkupton se bota ngushtohet për zullumqarin, përkundrazi, Allahu mund t’i hapë atij dyert e rizkut dhe luksit, duke bërë që ai të mashtrohet dhe të mendojë se është në rrugë të drejtë.
Faza e tretë: Zbukurimi
“Djalli ua zbukuroi veprat e tyre”(Nahl: 63).
Në këtë fazë, zemra e shtypësit ngurtësohet dhe ai sheh të këqijat si të mira. Veprat e tij të padrejta i sheh si të arsyetuara dhe të nevojshme për të arritur qëllime të mëdha.
Faza e katërt: Dënimi
“Kur ata gëzohen nga ajo që iu dha, Ne i kapëm papritmas” (En‘am: 44). Gjithashtu, Allahu thotë: “Dhe kështu është dënimi i Zotit tënd kur Ai ndëshkon qytetet që kanë bërë padrejtësi. Vërtet, dënimi i Tij është i dhembshëm dhe i rëndë” (Hud: 102).
Në këtë fazë, zbret dënimi i Allahut ndaj shtypësit, dhe dënimi i Tij është i ashpër.
Ky reflektim merret nga Kurani dhe synon të japë ngushëllim për ata që përballen me padrejtësi dhe paralajmërim për ata që bëjnë zullum.
Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri