Pyetja:

Për çfarë arsye është i ndaluar duhani?

***

Përgjigjja:

Duhani është ndaluar për shkak se shkakton dëm shëndetit, ndodh që e drogon njeriun, por ndoshta edhe ja humb vetëdijen, por esenca e ndalimit është për shkak se shkakton dëm, ndërsa Pejgamberi ﷺ thotë: “Nuk lejohet t’i bësh dëm vetes, e as dikujt tjetër.”[1],

që do të thotë se çdo gjë që njeriut i shkakton dëm në shëndetin apo në fenë e tij, është e ndaluar për të, gjithashtu është e ndaluar që tu jap tjerëve, sepse kjo është sikur me i dhënë helm apo të ngjajshme me të, Allahu i Lartësuar thotë: Shpenzoni për hirë të Allahut, por vetveten mos e çoni në shkatërrim, dhe bëni mirë. All-llahu njëmend i do punëmirët.”(Bekare: 195)

Pra për këtë shkak dijetarët e kanë ndaluar pirjen e duhanit sepse shkakton dëme të mëdhaja dhe kjo është e njohur tek duhanpirësit, mjekët, apo ata të cilët shoqërohen me duhanpirës.

Prej dëmeve të duhanit është se ka mundësi që të shkakton vdekje të papritur, apo kollitje të pandashme, apo ndonjë sëmundje deri në vdekje, andaj për këtë shkak është haram, sepse është i dëmshëm dhe duhet të ndalohet përdorimi i tij, gjithashtu duhet që mjekët t’i këshillojnë duhanpirësit dhe është obligim që mjekët dhe mësuesit të mos e pijnë, kështu që të bëhen shembull për ata që epijnë.[2]

Shejh AbdulAziz bin Baz

————————————————————————–

[1] Shënon Ibn Maxheh 576, Imam Ahmedi nëMusnedin e tij nr/5732

[2] Burimi:binbaz.org.sa, mexhmu el fetava velmekalat mutenevia pjesa 5.