Pyetja:

Në momentin kur ne ia japim zekatin personit që e meriton atë, a e kemi patjetër që t’i tregojmë se ky është zekat?

***

Përgjigjja:

Kur e jep zeqatin personit të cilit mendoni që ai me të vërtetë e meriton që t’i jepet zekati në këtë rast, nëse ti e dinë se ky person nuk e ka zakon të pranojë zekatin, atëherë e ke për obligim që para se të ia dorëzosh zekatin ta lajmërosh dhe t’i tregosh që kjo pjesë që po ta jap është zekati i pasurisë sime.

Pra, duhet ta dijë personi që i jepet zekati se është zekat, kështu që pas kësaj ai të vendos se a do ta pranojë këtë zekatë apo do ta refuzojë marrjen e zekatit.

Mirëpo, nëse ju e dini ose jeni i informuar nga dikush se filan personi zakonisht e pranon zekatin, atëherë më mirë është që mos t’i tregohet , sepse në këtë lajmërim që ti ia bënë ka një lloj lavdërimi, gjithë kjo është që ti ta ruash vëlla sinqeritetin dhe të mos biesh në vetëpëlqim ose syefaqësi.

Ndërsa , Allahu ka thënë: “O besimtarë! Mos e shëmtoni të mirën e lëmoshës suaj me reklamacion dhe fyerje, siç vepron ai që shpenzon pasurinë e vet për sy e faqe të botës, e nuk beson në Allahun dhe Ditën e Kijametit, Ai i gjason gurit të lëmuar, në të cilin ka pak dhé. E, kur shiu i bie rrëbesh, e zhveshë atë dhe e le gur të thatë. (Hipokritët), nuk kanë kurrfarë dobie nga veprat që kanë bërë. Se, Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë popullin mohues.” (Bekare: 264)

Shejh Ibn Uthejmin

Përktheu: Suad Shabani