Pyetja:

Populli i Iranit, a i përkasin shiave apo janë prej “ehlu Sunetit”? Namazin se si e falin dhe në “xhamitë” e tyre ose në vendet ku falen ata, nëse “falen”, a ka figura të pikturuara?

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Irani është shtet me popullsi persiane, që zyrtarisht i përkasin drejtimit shiit, më saktësisht drejtimit xhaferi, të cilët besojnë në shenjtërimin e dymbëdhjetë imamëve pas Muhamedit ﷺ. Por kjo nuk do të thotë se tërë popullsia janë shiitë, pasi janë disa vise që banohen nga sunitë. Sido që të jetë, për përqindjen shiitëve dhe të sunive në Iran dhe njohuritë e tjera mund të gjesh informata në internet, në faqet të cilat flasin për këto gjëra.

Gjithashtu mund të lexoni edhe librin “Disa bindje të shiitëve”, i cili është i përkthyer në shqip, ku sqarohen shumë gjëra rreth tyre. Allahu e di më së miri!

 

Alaudin Abazi