Pyetja:
Prej cilës moshë muslimanëve fillojnë t’iu shënohen mëkatet?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, të Dërguarin e Tij, ﷺ.
Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), thotë se i Dërguari i Allahut, ﷺ ka thënë: “Është ngritur lapsi për tre persona: nga ai që është duke fjetur, fëmija deri sa të rritet dhe nga i çmenduri derisa t’i vijnë mendët.” [1]
Hyrja në moshën e pubertetit është koha kur njeriut fillojnë t’i shkruhen veprat në regjistrin e veprave të mira apo atyre të këqija. Hyrja në moshën e pubertetit është ajo kohë kur muslimanit dhe muslimanes fillojnë t’i dalin qimet nën sqetulla dhe rreth organit.
Allahu i Madhëruar thotë: “Kurse ndaj jush kanë përcjellësit! Janë shkrues të ndershëm te Allahu.” (Infitar: 11–12)
Hoxhë Zejd Haziri
——————————–
[1] Ebu Davudi