Pyetja:
A konsiderohet provimi si arsyetim i vlefshëm për të mos agjëruar gjatë Ramazanit? Shkaku për këtë janë disa fetua që po qarkullojnë midis nesh, të cilat lejojnë mosagjërimin gjatë Ramazanit për këdo që ka frikë se do t’i hiqet mendja dhe s’do të mund të koncentrohet. Dhe, a është e lejueshme të dëgjohen prindërit (nëse ata të thonë të mos agjërosh ndërsa jam në provim) për atë se i kanë dëgjuar këto fetua që lejojnë mosagjërimin (gjatë Ramazanit nëse kemi provim)?
***
Përgjigjja:
Provimet shkollore dhe ajo që është e ngjashme me këtë nuk konsiderohen si shkak i pranueshëm për lejimin e mosagjërimit gjatë Ramazanit. Dhe s’është e lejueshme të dëgjohen prindërit ndërsa kundërshtohet Krijuesi (duke bërë një akt të tillë). Madje, bindja është vetëm në atë që është e mirë, siç përmendet në hadithin e vërtetë të Pejgamberit ﷺ.
Komisioni i Përhershëm për Fetva