Pyetja:

Në fshatin tonë ka një problem me imamin sepse  është zemëruar me një pjesë te xhematit që përben shumicën por jo për çështje islami por për gjëra të ditës mos me thonë edhe për parti. A duhet na të falemi tash mbas atij? Sepse ka shumë që janë ndaluar edhe nuk vijnë ne xhami.

***

Përgjigjja: 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Lus Allahun të rregullojë gjendjen tonë së pari dhe gjendjen e umetit!

Të dëgjosh gjëra të tilla, pasha Allahun, është diçka që e demoralizon çdo njeri, por ç’duhet të bëjmë në të tilla raste?

1. Ta këshillojmë këtë njeri duke vënë në jetë kështu një nga porositë e Profetit ﷺ kur thoshte: “Feja nuk është vetëm se këshillë e sinqertë, në lidhje me Allahun, në lidhje me të Dërguarin e tij, në lidhje me librin e Allahut dhe për udhëheqësit e muslimanëve dhe për mbarë masat e tyre.”

2. Të vëmë në dijeni organet kompetente që kanë në dorë pozicionin e tij si hoxhë në atë vend duke e shprehur këtë shqetësim te myftinia e atij vendi që të ndërhyjnë.

3. Të nxirret jashtë loje duke instaluar aty një nxënës dije i cili të përcjellë tek njerëzit fenë e hoxha do të dalë jashtë loje dhe se njerëzit do të kuptojnë se kush jep fenë dhe kush bën politikë.

4. Nëse nuk ka të tillë ta merrni nga jashtë fshatit tuaj duke i bashkërenduar dhe marrë leje hoxhës.

5. Dhe obligoheni që si katund të dërgoni dikë të mësojë për fenë e si pasojë dhe hoxha do të dalë jashtë funksionit. Ai le të regjistrohet pastaj te ndonjë parti!

Allahu e udhëzoftë atë dhe ne!

Imam Dr. Ahmed Kalaja