Pyetja:

A është haram apo turp që kur ecim me të fejuarën rrugës ta kap për dore?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Kjo çështje ka dy ndarje: e para si ligj – gjykim fetar dhe si traditë dhe për rastin në fjalë është lejimi pa asnjë lloj kriteri, derisa nuk është i shoqëruar me vepra të turpshme apo haram. Vetëm nëse kapja për dore është traditë specifike e një grupi të njohur apo e një lloj feje iks, atëherë do të thoshim se duhet me dhënë fetva për të trajtuar rastin e këtij vendi që padyshim duhet të ngrihet nga njerëz kompetentë të kësaj fushe.

Ahmed Kalaja