KUR ËSHTË E OBLIGUAR LARJA E BASHKËSHORTËVE?
Larja është e obligueshme në këto situata:
– Me rastin e derdhjes së spermës dhe sekrecionit të grave, pa marrë parasysh se a është arritur kjo me anë të marrëdhënieve seksuale në ëndërr, në lojë me bashkëshortin. Ummu Seleme kishte shkuar te i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe e kishte pyetur: “O i Dërguari i Allahut. Allahu nuk turpërohet prej të vërtetës. Gruaja a është e obliguar që të lahet nëse ejakulon në gjumë?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u përgjigjë: “Po, kur vërenë gjurmët e lëngut.” (Buhariu, 61/1)
– Nëse vjen deri te kontakti i organeve gjenitale, edhe nëse nuk vjen deri te ejakulimi. Disa njerëz pa dituri konsiderojnë se larja është e obliguar vetëm nëse vjen deri te dalja e spermës. Ky është mendim i gabuar dhe larja bëhet obligim në atë moment kur vjen te kontakti i majës së organit gjenital të burrit dhe vaginës së gruas. Pra, atë moment kur në vaginë hyn maja e organit gjenital të burrit, obligohet larja;
– Nëse vjen deri te seksi oral, pa ardhur te ejakulimi, nuk është obligim larja. Larja obligohet vetëm në situatën kur vjen te kontakti i organeve gjenitale ose në raste të tjera, kur vjen deri te ejakulimi.
Titulli i Librit: “Çfarë keni dashur të dini e që nuk keni mundur të pyesni për jetën martesore në islam” Autor: Shejkh Muhamed Nasirud-Din el-Albani, (RahimehUllah)




