Fetva nga Sheih Abd-Allaah ibn Abd al-Rrahman ibn Xhibrin në lidhje me festimin e Ditës së Shën Valentinit

  Ai është pyetur: Festimi i të ashtuquajturës “Festa e Dashurisë” (Dita e Valentinit) është bërë i përhapur në mesin e djemve dhe vajzave tona. Ky (Valentini) është emri i një të shenjti i cili respektohet nga të krishterët, dhe kjo ditë festohet çdo vit më 14 shkurt. Ata shkëmbejnë dhurata dhe karafila të kuq dhe veshin rroba të kuqe. Cili është gjykimi për festimin e kësaj dite apo për shkëmbimin e dhuratave në këtë ditë? Allahu të shpërbleftë me të mirë.

  Ai u përgjigj:

Së pari: Nuk është e lejuar që të festohet një festë e tillë e shpikur, sepse kjo është risi e re (bidat) e cila nuk ka baza në Sheriat. Pra, përfshihet në hadithin e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të), e cila tha se Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Kushdo që sjell risi në këtë çështjen tonë (p.sh. Islam) e cila nuk është pjesë e tij, do t’i refuzohet.”

Së dyti: Kjo ka të bëjë me imitimin dhe përngjasimin me jobesimtarët, duke e respektuar atë që ata e respektojnë, festivalet dhe festat e tyre, dhe në imitimin e tyre në disa prej praktikave fetare të tyre. Në hadith thuhet: “Kushdo që e imiton një popull, është njëri prej tyre.”

Së treti: Gjërat që rrjedhin nga ajo, siç janë mbledhjet, lojërat, të kënduarit, muzika, paturpësia, mospërkatësia, zbulimi i papërmbajtur, përzierja e meshkujve me femra dhe paraqitja e gruas para jo-mahremit (të huajit), etj., janë gjëra të cilat të gjitha janë haram (të ndaluara) apo janë rrugë që dërgojnë në imoralitet. Prandaj, nuk do të arsyetohet me arsyen e rehatisë dhe argëtimit apo pohimeve se ata nuk do t’i tejkalojnë kufijtë, për arsye se ajo nuk është në rregull.

Në këto baza, nuk është e lejuar që të shiten këto dhurata dhe karafila, nëse e di se blerësi do t’i festojë këto festa, apo do t’i japë si dhuratë apo do t’i përdorë për t’i nderuar këto ditë, në mënyrë që shitësi mos të marrë pjesë në mëkatin e atij i cili i bën këto akte shpikëse.

Dhe Allahu e di më së miri.