Thotë Allahu i lartësuar në suren El Enbija’: 35:

《…Ne ju sprovojmë me të këqija dhe të mira si fitne dhe ju tek Ne do të ktheheni.》

•Ka thënë Katade: Ne do ju sprovojmë me të këqija si sprovë dhe mirësi si fitne (provim, provokim) dhe ju tek Ne do të ktheheni.

•Ka thënë Ibn Zejdi: I sprovojmë ata me gjëra që i duan dhe gjëra që i urrejnë, i provojmë në këtë mënyrë që të shohim se si falënderojnë në atë që e duan dhe e pëlqejnë dhe se si durojnë në ato që i urrejnë.

•Ka thënë Ibn Abasi: d.m.th do ju sprovojmë me vështirësi dhe lehtësim, shëndet dhe sëmundje, pasuri dhe varfëri, hallall dhe haram, me bindje ndaj Allahut dhe kundërshtim, udhëzim dhe humbje. Ndërsa fjala: 《Tek Ne do të ktheheni》: d.m.th tek ne do të kthehen dhe do të shpërblehen për veprat e tyre të mira dhe të këqija.

Tefsiri i Tabariut