Pyetja: Pse shpeshherë kur të lëshoj rukje për fëmijët në YouTube, kam kokëdhimbje?

Përgjigjja: Falënderimet i takojnë Allahut të Lartësuar, përshëndetjet lëvdatat të Dërguarit të Tij

Nuk ka aspak dyshim se Kuranin fisnik Allahu i Lartësuar e bëri shërues për besimtarin dhe shpirtin e tij, njëkohësisht stabilizues dhe qetësues për shpirtra të trazuar. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne e zbresim Kuranin, i cili përmban shërim dhe mëshirë për besimtarët”. Gjithashtu thotë: “Atyre që besuan u qetësohen zemrat me përmendjen (leximin e Kuranit) e Allahut, me të vërtetë përmendja e Allahut i qetëson zemrat”.

Si rrjedhojë, nëse nuk ndihemi mirë gjatë leximit të Kuranit, apo dëgjimit të tij, atëherë kjo gjendje është në shperputhje me atë që do të duhej të ndodhte.

Shkaqet e kësaj gjendje mund të jenë:

1.Për shkak se nuk e keni adaptuar shpirtin me Kuran; nuk e lexon apo nuk e degjon atë vetëm se duke u ndier i detyruar. E kjo për shkak të mosinteresimit për Kuranin dhe largimi prej tij.

  1. Mund të jetë ngacmin dhe cytje prej shejtanit, përmes së cilës dëshiron me te penguar nga leximi apo dëgjimi i Kuranit.

3.Mund të jetë për shkak të sihrit (magjisë), apo të ngjashme me të.

Çfarë të veprojmë?

1.Vazhdo me dëgjimin e Kuranit me vëmendje dhe injoroj këto reagime, derisa të vëresh se të është larguar kjo dhimbje.

2.Lexoji vetës rukje me: Fatiha, tri suret e fundit të Kuranit dhe me lutje të cilat janë transmetuar nga i Dërguari për këtë gjë.

  1. Përmbaju leximit të dhikrit (duave) mbrojtëse nga cytjet dhe sulmet e shejtanit (si: dhikri i mëngjesit e mbrëmjes, kur dalim nga shtëpia e kur hyjmë në të dhe të ngjashëm).
  2. Bëj dua pandërprerë që Allahu t’i largojë këto dhimbje.
/Hoxhë Dr. Rasim Haxha/