Pyetja: Ne punojmë shumë si familje në një firmë tonën dhe në këtë rast është edhe djali i hallës që punon me mua. Ne falemi namazin gjithmonë bashkë, Elhamdulilah, por dikush i paska thënë që s’ka të drejtë të falet me ne, dhe se as nuk ka të drejtë të rrijë me mua, gjëra të tilla. Ama këtu në punë kam vëllain, kam babanë, kam nënën, domethënë të gjithë familjen, plus që unë me këta kam qëndruar nonstop që kur ishim të vegjël.

Përgjigja
Falënderim lavdërimet tona janë për Allahun fuqiplotë, përshëndetjet tona me salate dhe selame për të Dërguarin e Allahut s.a.v.s, familjen dhe shokët e tij.
Distanca mes dy gjinive dhe mospërzierja pa nevojë është parim që në përgjithësi kërkohet. Mirëpo në rrethana të punës, mësimit, mjekimit, udhëtimit etj përzierja në të cilën palët  ruajnë edukatën dhe mirësjelljen si në veshje dhe komunikim etj.  lejohet. Ajo që nuk lejohet në asnjë rrethanë, përveç domosdoshmërisë, është vetmija me gjininë e kundërt në një vend ku tjerët nuk kanë akses të lehtë.
Në rastin në fjalë qëndrimin e djalit të hallës tuaj nuk e shohim me vend, ngase edhe në kohën e të Dërguarit s.a.v.s. gratë janë falur me burrat në të njëjtën xhami pa ndonjë ndarje e pengesë, përveçse atyre ua ka përcaktuar safat e fundit. Në lidhje me këtë ka shumë hadithe të njohura.
Vallahu a’lem.

Burimi: pergjigje.net