1. Nëse personi nuk mund të qëndrojë në këmbë(kijam), ruku madje as nuk mund të shkojë në sexhde në këtë rast këtij personi i lejohet të falet në karrig në çdo mënyrë, argumenti për këtë është hadithi:”Falu në këmbë,nëse nuk mundesh atëher falu ulur!”

2. Mundet të falet në këmbë mirëpo nuk ka mundësi të shkojë në ruku e as në sexhde në këtë rast personi qëndron në këmbë (kijam) dhe kur dëshiron të shkojë në ruku dhe sexhde ulet në karrig,dhe kështu e falë namazin.

3. Nuk mund të qëndrojë në këmbë, mirëpo mund të shkojë në ruku dhe sexhde, këtij personi i lejohet të ulet dhe të mos qëndrojë në këmbë, ndërsa e kryen rukun dhe sexhden sepse ato janë nga ruknet (shtyllat) e namazit, nuk i lejohet që të përulet në ruku dhe sexhde në këtë rast.

4. Nuk mund të qëndrojë në këmbë dhe të shkojë në sexhde, mirëpo mund të shkoj në ruku në mënyrën e duhur në këtë rast i lejohet që të falet në karrig ( gjatë qëndrimit në këmbë dhe shkuarjes në sexhde) në rastin e sexhdes përulet duke qenë në karig, ndërsa rukun e kryen në mënyrën e duhur.

5. Mund të qëndrojë në këmbë ( kijam) dhe të shkojë në ruku, mirëpo nuk mund të shkojë në sexhde, atëher këtij i lejohet të falet ulur në karrig vetëm në rastin e sexhdes e jo gjatë qëndrimit në këmbë dhe ruku ndërsa për sexhde duhet të ulet në karrig.

6. Nuk mund të qëndrojë në këmbë ( kijam) e as të shkojë në ruku, mirëpo mund të shkojë në sexhde në këtë rast i lejohet të ulet gjatë ( kijamit) dhe rukus, ndërsa sexhden e kryen në mënurën e duhur, po ashtu i lejohet që të falet në tokë apo si ti duket më lehtë.

~Hoxhë Ebu Bekr Ruli