Ka thënë dijetari Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë):

A lejohet që njeriu të kërkojë pagesë për mësimdhënien e Kuranit?

Përgjigjja e saktë është: Po, lejohet, bazuar në fjalën e përgjithshme të Profetit ﷺ:

“Më me të drejtë çfarëdo që të merrni pagesë për të, është Libri i Allahut.”

Ai që kërkon pagesë në këtë rast, e kërkon për një punë që u sjell dobi të tjerëve – që është mësimdhënia e Kuranit.

Ndryshe është rasti i atij që kërkon pagesë vetëm për lexim (pa mësimdhënie), sepse kjo nuk lejohet.

Esh-Sharhu el-Mumti‘, 3/71
Burimi: Hoxhe Ebu Bekër Ruli – Telegram