Pyetja:
A bën të prehet dhija për kurban?
***
Përgjigjja:
Për kurban bën të therren devet, lopët dhe bagëtitë. Edhe dhija bën pjesë në bagëti, si delja dhe dashi. Mirëpo, duhet të jemi të kujdesshëm te mosha e dhisë, ngase për këto kafshë ka moshë të caktuar kur mund të therren për kurban.
Lopët duhet të jenë dy vjeç, delja apo dashi duhet të ketë gjys viti apo gjashtë muaj, ndërkaq dhia duhet të ketë nji vit. Poashtu, duhet kujdes që mos kenë ndonjë të metë që e pengon të bëhet kurban.
Allahu e di më së miri.
Bashkim Aliu