Pyetja:
A prishet abdesti nëse gjatë larjes së dhëmbëve të rrjedh pak gjak?
***
Përgjigjja:
Rrjedhja e gjakut prej trupit është njëra prej shkaqeve që e prish abdesin, sipas njërit mendim (atij të hanefive), ndërsa sipas tri medh’hebeve të tjera nuk prishet. Nëse gjatë larjes së dhëmbëve të del pak gjak, abdesi nuk prishet.
Allahu e di më së miri.
Dr.Shefqet Krasniqi