Rrjedhja e gjakut nga dhëmbët gjatë marrjes së abdestit

25. I nderuar hoxhë! A prishet abdesti nëse gjatë larjes së dhëmbëve të rrjedh pak gjak?

Përgjigjja: Rrjedhja e gjakut prej trupit është njëra prej shkaqeve që e prish abdestin. Nëse gjatë larjes së dhëmbëve të del pak gjak, abdesti nuk prishet. Abdesti prishet nëse nga goja të rrjedh gjaku i cili kur përzihet me pështymë, ngjyra e gjakut dominon mbi ngjyrën e pështymës.

Allahu e di më së miri.

Dr.Shefqet Krasniqi