Pyetja:
Sa duhet të jetë gjatësia e mjekrës?
***
Përgjigjja:
Shejh Albani thotë: “Dije se nuk ka ardhur ndonjë hadith i saktë nga Pejgamberi ﷺ në lidhje me shkurtimin e mjekrës, as me fjalë dhe as me vepër. Por është vërtetuar se disa prej selefëve e kanë vepruar këtë gjë, prej te cilëve përmendim:
- Mervan ibn Salim el Mukafea ka thënë: “Kam parë Ibn Umerin të kap me grusht mjekrën e tij dhe ta pres atë që shtohej nën grusht.” [1]
- Eshtë përcjell nga Ibn Abasi, se në Fjalën e Allahut: “Pastaj, haxhinjtë le të pastrojnë trupin e tyre…” (Haxh: 29), se ai ka thënë: Me “pastrimin e trupit” është për qellim: rruajtja e kokës, shkurtimi i mustaqeve, shkulja e qimeve të sqetullave, rruajtja e vendeve të turpshme, prerja e thonjeve, marrja nga mjekra, hedhja e gureve dhe qëndrimi në Arafat dhe në Muzdelife.” [2]
- E njëjta fjalë si ajo i Ibn Abasit, në të njëjtin ajet, është përcjellë edhe nga Muhamed ibn Keab el Kuradhi, dhe se ai ka shkurtuar mustaqet dhe mjekrën poshtë grushtit.
- Po kështu është përcjellë edhe nga Muxhahidi, se ai ka shkurtuar mustaqet, e të tjerë…
Sipas këtyre transmetimeve të sakta kuptohet se shkurtimi i mjekrës apo marrja prej saj ka qenë diçka e njohur tek selefët, ndryshe nga mendimi i disa vëllezërve tanë prej dijetarëve të hadithit të cilët janë shumë të ashpër në këtë çështje, duke u mbeshtetur në kuptimin e përgjithshëm të hadithit: “lëshoni mjekrat”, pa vënë re se ky përgjithesim nuk është per qëllim nga hadithi, dhe këtë e argumenton vetë vepra e selefëve, nga të cilët edhe Abdullah ibn Umer, Enesi, Ebu Hurejra, Ibn Abasi… Por ky shkurtim është i kufizuar me atë qe kalon mbi grushtin e dorës së vetë personit, kur e kap mjekrën e vet me grushtin e tij, që nga pjesa e përparme e nofulles te maja e mjekrës…”
“Silsiletu el hadith ed Daife”, nën hadithin me nr. 2355
———————————
[1] Ebu Davudi
[2] Ibn Ebi Shejbe, “Musanef” dhe Ibn Xheriri, “Tefsir”