Pyetja:

Kam dëgjuar një hadith të Pejgamberit ﷺ i cili thotë: “Ti dhe pasuria jote jeni të babait tënd” Por kam dëgjuar se ky hadith është i dobët, tani ju pyes i nderuari Shejh, a është i vërtetë ky hadith?

***

Përgjigjja:

Ky hadith është i vërtetë, dhe është argument se njeriu së bashku me pasurinë i takon babait të vet. Kjo d.m.th. se nëse njeriu ka pasuri, atëherë babai i tij ka të drejtë të marr nga ajo çfarë të dojë, por me disa kushte:

Kushti i parë: Të mos e dëmtoj të birin e tij, dhe në rast se e dëmton si p.sh. t’ia marr mbulojën me të cilën mbulohet nga të ftohtit, apo ia merr kafshatën e gojës, atëherë nuk i lejohet kjo.

Kushti i dytë: Nëse i biri nuk ka ndonjë nevojë për atë pasuri, p.sh nëse ka veturë me të cilën ka nevojë të udhëtoj dhe nuk ka para shtesë që të blejë tjetër në vend të saj, atëherë nuk i takon babait që t’ia merr atë.

Kushti i tretë: Të mos merr nga pasuria e tij për t’ia dhënë tjetrit djalë nëse nuk ka nevojë, sepse kjo shkakton armiqësi mes djemve, e po ashtu me këtë bën favorizime të disa djemve ndaj të tjerve. Por nëse ky i dyti ka nevojë për atë pasuri, atëherë s’ka gjë të keqe nëse prindi i jep nga pasuria e tjetrit djalë, bile është vaxhib dhe nuk konsiderohet favorizim i tij ndaj djemve tjerë.

Si do që të jetë, ky hadith është argument dhe djetarët kanë argumentuar me të, por me kushtet që përmendëm, sepse nuk i takon prindit që të marr nga pasuria e të birit duke e dëmtuar atë, as nuk i takon t’ia marr atë pasuri që i biri ka nevojë për të, e po ashtu nuk i takon që të birit t’ia marr pasurinë dhe t’ia jap tjetrit djalë.

Allahu e di më së miri.

Përktheu: Jeton Bozhlani