Pyetja:
Supozojmë që sot unë marr një rrogë prej 20000 lekë (të reja). Si duhet ta llogaris zekatin? 2.5% të lekëve që më kanë ngelur në fund të muajit tjetër duke hequr shpenzimet, apo 2.5% te shumës 20000? A jepet zekati një herë në vit apo mund të jepet edhe çdo muaj?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Dijetarët bashkëkohorë në lidhje me rastin e ngritur nga ana juaj për punën e një rroge e cila në vetvete është nisab (sasia e konsideruar për të nxjerrë zekatin), individi ka të drejtë të zgjedhë mes dy alternativave: ose i cakton një datë vetës në vit dhe e nxjerr zekatin pa i kushtuar rëndësi faktit se a e kanë mbushur këto rroga kohën apo jo, ose i vendos gjithsecilës rrogë një datë sipër, ku për çdo muaj a të vitit nëse ia zë viti, e nxjerr zekatin.
Të shohë njërën prej të dyjave, kë ai sheh më të lehtë, megjithëse metoda e parë, për mendimin tim, është më rehatuese dhe e dyta me qetësuese.
Allahu e di më së miri.
Imam dr. Ahmed Kalaja