Pyetja:

Si bëhet nijeti për agjërim dhe kur është koha e tij?

***

Përgjigjja:

Nijeti për të agjëruar bëhet me zemër dhe nuk ka nevojë për ndonjë ritual apo fjalë të veçanta. Thjesht, çdo agjërues vendos në vete që të agjërojë në fillim të ramazanit. Nijeti i agjërimit nuk ka nevojë të ripërtrihet çdo natë, por mjafton nijeti që bëhet në fillim të ramazanit. Përjashtim bën ai që ka shkëputje të agjërimit, kur e rifillon atë (agjërimin), e bën nijetin sërish për të vazhduar me agjërim.

30ditet.com

Comments are closed.