Kush shkatërron, nuk ka pjesë në Ahiret.

Allahu i madhëruar thotë në Kuran:

“Ajo është shtëpia e Ahiretit të cilën do ta bëjmë për ata që nuk synojnë lartësimin në Tokë dhe as shkatërrimin” (Sure El-Kasas: 83)

Thonë komentuesit e Kuranit:

Fjala “Lartësim” dmth: Barazimi me Allahun për tu adhuruar si Ai në Tokë, sepse kjo botë është krijuar për t’u adhuruar vetëm Ai dhe për t’iu nënshtruar ligjit të Tij dhe jo të dalë dikush tjetër mbi Atë, apo të barazohet me Atë.

Ndërsa fjala “Shkatërrim” dmth: Vrasja e profetëve dhe e besimtarëve dhe shkelja e dinjitetit të tyre, pasi këta janë ata të cilët kanë realizuar qëllimin e Allahut në krijimin e botës dhe kush i lufton ata dhe i cenon të drejtat e tyre ka shkatërruar në Tokë dhe e ka nxjerrë atë nga rregulli i saj. Dhe për pasojë nuk e meriton të nderohet, por meriton të dënohet.

Dr. Abdullah Nabolli