Pyetja:

Si duhet të lexojë Kuran gruaja me menstruacione?

***

Përgjigjja:

Gruaja me menstruacione, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, nuk është e ndaluar të lexojë Kuran. Por, ajo nuk duhet ta prekë Kuranin ose mos ta prekë direkt atë. Ajo mund t’i shfletojë faqet duke përdorur lapsin, ose të vesh dorashka, ose të përdorë aparatin telefonik (duke lexuar prej tij), ose iPad-in, sepse ai nuk merr gjykimin e Kuranit. Pra, nuk ka asgjë të keqe në përdorimin e tij. Allahu e di më së miri!

Shejh Salih Sindi, “Tri parimet”

Përktheu: Unejs Sheme