Pyetja:

A është gjynah që me paratë të cilat njerëzit e huaj ua japin jetimëve jetime? T’iu blejmë edhe fëmijëve e njerëzve të tjerë të familjes gjëra ushqimore dhe t’i harxhojmë bashkë.

***

Përgjigjja:

Jetimëve të cilëve u ka vdekur babai, nuk bën t’ua keqpërdorim pasurinë e tyre, qoftë pasurinë e trashëguar apo atë të dhuruar nga dikush. Me ato mjete lejohet t’iu blihet atyre veshmbathje, përgatitje shkollore, gjëra ushqimore, si dhe të shpenzohen për nevojat e tjera të tyre, por nuk lejohet që me to të blihet diç për të tjerët. Përveç nëse është fjala për para të pakta e që ata me dëshirën e tyre ua japin fëmijëve të tjerë. Nëse ndokush atyre u jep para, që zakonisht nuk u jepen fëmijëve të vegjël, kujdestari nuk guxon t’ua jap atyre në dorë, por i ruan për nevojat e tyre të lartpërmendura.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku