Pyetja:

Si duhet sjellur karshi pasurisë së jetimit?

***

Përgjigja:

Ngrënia e pasurisë së jetimit padrejtësisht përbën një nga gjynahet e mëdha.
Ebu Hurejre r.a., përcjell se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Shmanguni nga shtatë gjynahet shkatërruese.” Dikush tha: “Cilat janë ato o i dërguari i Allahut?!” Tha: “Ti bësh shok Allahut, magjia, vrasja e njeriut veçse me drejtësi, ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, zbrapsja në ditën e betejës, shpifja ndaj grave të pastra dhe të ndershme.” [1]

Gjithashtu Allahu i Lartësuar e ka vënë në dukje ndalimin e ngrënies së pasurisë së jetimit padrejtësisht: “Mos iu afroni pasurisë së jetimit veçse në mënyrën më të mirë.”
El Isra: 10

Gjithashtu thotë: “Mos i hani pasuritë e tyre duke i përfshirë në pasurinë tuaj. Me të vërtetë kjo është gjëmë e madhe.” En-Nisa: 2

Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë

———————————

[1] Buhariu dhe Muslimi