Pyetja: Si duhet me u sjell me islamofobat? Ata shumë herë janë kundër fesë, a duhet mos t’iu folet fare, apo të folet me ta butë?
Përgjigjeja:
Duhet të sillemi me ta ashtu siç sillej Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, me idhujtarët e Mekes dhe munafikët e Medines. Këta të sotit nuk munden me ndryshue shumë, prej të atëhershmve, gati se të njëjtë janë. Mirëpo, sot, disa muslimanë po mendojnë që me mbajtë këtë Fe edhe pa u ngucë hiq e as pa u thumbue..
Ka dallim të madh liria e praktikimit të Islamit sot prej asaj kohe. Përveç disa vendeve, sikur në Mianmar, Ujguret në Kinë,..etj.
Përndryshe, ne sot kemi liri të madhe; del për sabah në Xhami dhe s’të nguc kush, e fal xhumanë edhe në rrugë, s’të ndal kush, Bajramet njësoj. Duhet me falënderue Allahun për këto dhe mos me u ngut me u marrë me secilin, e me ofendue, e me bo shpallje të ndryshme. E lëre më me bo hajgare me disa gazetar ose analista me #fizionominë e tyre! Kjo s’lejohet assesi! Mirëpo, siç thotë Allahu i madhërishëm “Thirr në rrugën e Zotit tënd me Urtësi dhe me Këshilla të mira”; në ajetin tjetër thotë: “Debatoji ata me atë që është më e Mira”; në ajetin tjetër thotë: “Shkoni te Faraoni…dhe thuani atij fjalë të Buta..”!
Tek e fundit, s’ka mundësi me qëndrue musliman pa u sprovue, ky është Ligji i Allahut në krijesat e Tij në Tokë.
Ai thotë në një ajet shumë me rëndësi për t’u medituar: “A menduan njerëzit, që do të lihen të lirë, të thonë Besuam, d bahe ata të mos sprovohen?!”.
Allahu na forcoftë në fenë e Tij!
Hoxhë Zejd Haziri