Përgjigjje: Kuptimi i hedhjes së vetës në sprovë është kur ti nuk ruhesh prej tyre. Shembull: e di se nëse i qasesh një gjëje do të sprovohesh në fenë tënde. E kur nuk e ndal vetën (përball kësaj gjëje), do të thotë se e ke hedhur në sprovë me dy duart e tua (rastet e sprovimit me internet duke lexuar dhe shikuar gjëra të ndaluara).
Kur besimtari e di se prej një gjëje i vjen shkatërrimi apo dëmi në fe, është e ndaluar t’ia lejojë vetës ta veprojë atë. Duhet ta ruajë vetën siç ruhet të mos bie në zjarr. Përveç që e urren kufrin/mosbesimin, duhet t’i urrejë edhe mëkatet. Ai duhet ta urrejë rënien dhe kthimin në mëkate ashtu siç e urren hedhjen në zjarr.
Hoxhë Lulzim Perçuku.