Pyetja:

Si e njohe Zotin tënd?

***

Përgjigjja:

Unë e njoh atë nëpërmjet shenjave të Tij dhe krijesave të Tij. Prej shenjave të Tij janë nata dhe dita, dielli dhe hëna. Prej krijesave të Tij janë shtatë qiejt dhe gjithcka ndodhet në to, shtatë tokat dhe gjithçka që ndodhet në to, dhe gjithcka që ndodhet ndërmjet qiejve dhe tokave. Argument është Fjala e të Lartësuarit:

Dhe nga shenjat e Tij janë nata dhe dita edhe dielli edhe hëna. Mos u bini në sexhde (në adhurim) as diellit e as hënës, por bini në sexhde vetëm Allahut, i Cili i krijoi ato, nëse jeni vërtetë adhurues të Tij.” (Fussilet: 37)

Dhe Fjala e të Lartësuarit:

Vërtet që Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe tokën në gjashtë dite dhe pastaj Ai u ngrit lart e qëndroi mbi Arsh (Fronin e Tij Madhshtor, ashtu siç i takon Madhështisë së Tij). Ai sjell natën si mbulesë të ditës dhe secila duke synuar tjetrën pa ndërprerë; dhe Ai krijoi edhe diellin, edhe hënën, edhe yjet të nënshtruar ndaj Urdhërit të Tij. Padyshim, që i Tij është Krijimi dhe Urdhëri. I Lartësuar është Allahu, Zoti i Gjithësisë.” (A’raf: 54)

Cila është feja jote?

Feja ime është Islami. Islami është: t’i dorëzohesh dhe t’i nënshtrohesh Allahut të vetëm. Argument për këtë është Fjala e të Lartësuarit:

Vërtet feja (e vërtetë dhe e pranuar) tek Allahu është Islami. (Ali Imran: 19)

dhe argument tjetër është Fjala e të Lartësuarit: “Dhe kushdo që kërkon ndonjë fe tjetër përvec Islamit, ajo kurrë nuk do t’i pranohet atij dhe në Botën Tjetër ai do të jetë prej të humburve. (Ali Imran: 85)

dhe argument tjetër është Fjala e të Lartësuarit: “Sot Unë e përsosa fenë Tuaj për ju, plotësova Mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha për ju Islamin fe.” (Ma’ideh: 3)

Shejh Ibn Uthejmin, “Komenti i Tre Parimeve”