Pyetja:

Si është gjykimi i punësimit në bankat të cilat merren me kamatë dhe si është gjykimi i shfrytëzimit të shërbimit të këtyre bankave?

***

Përgjigjja:

Punësimi dhe të punuarit në banka të tilla është i ndaluar. Pasi ata të cilët punojnë me ta, u ndihmojnë në punët e kamatës dhe me këtë hyjnë nën mallkimin e Allahut që transmetohet nëpër hadithe të sakta të të Dërguarit të Allahut, ﷺ: “E ka mallkuar i Dërguari i Allahut, atë të cilin e merr kamatën, atë që jep dhe dy dëshmitarët”, dhe tha: “Të gjithë këta janë të njëjtë.”

Dhe nëse në të (sh.p. në këtë punë) nuk i ndihmojnë, atëherë ai është prej atyre që është i
kënaqur me të, dhe heshtja e aprovon të bërit e atij harami. Kështu që nuk lejohet punësimi nëpër bankat ku punohet me kamatë. Ndërsa sa i përket vendosjes së parave në bankat me kamatë, kjo është e lejuar, nëse tregohet nevoja për këtë, kur nuk ka vend tjetër më të sigurt, dhe me kusht që të mos merret kamata prej saj. Nëse do të merrej kamata, do të ishte haram.

Shejh Ibn Uthejmin, “Fetava ulema el-beledi-l-haram”, fq.652

Përktheu: bu Unejs Sheme