Pyetja:

Si është vendimi mbi qitjen e verdhë që del nga një grua dy ditë para menstruacioneve?

***

Përgjigjja:

Nëse qitja e verdhë ndodh para se të vijnë menstruacionet, atëherë kjo s’është gjë, sipas fjalëve të Umu Atijjes: “Ne asnjëherë nuk e merrnim në konsideratë qitjen e verdhë apo të turbullt.” [1]

Kështu, nëse kjo qitje e verdhë ndodh para menstruacioneve dhe është e ndarë nga menstruacionet, atëherë kjo s’është gjë. Por, nëse gruaja e di se kjo është nisja e menstruacioneve, ajo duhet të mbetet (pa u falur), derisa ajo të pastrohet.

Shejh Ibn Uthejmin, “Fetawa Erkanul-Islam”

—————————

[1] Buhariu, Kapitulli i Menstruacioneve