Pyetja:

Si gjykohet gënjeshtra ndaj Allahut dhe të Dërguarit të tij?

***

Përgjigjja:

Ajetet:

E ata që bënë gënjeshtër ndaj Allahut, do t’i shohësh në ditën e kiametit, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në Xhehenem vendi i arrogantëve.” (Zumer: 60)

Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.” (Isra: 36)

Ai (Shejtani) ju urdhëron vetëm me të këqija e turpëri, dhe ju shtyn të thoni për Allahun atë që nuk e dini.” (Bekare: 169)

Hadithet:

Transmetohet prej Ebu Hurejres,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: ”Kush gënjen diçka për mua (thotë diçka që nuk e kam thënë) qëllimisht, atëherë le t’ia përgatisë ai vetës së tij një ulëse prej zjarrit.” [1]

Transmetohet prej Semure ibn Xhundubit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: ”Kush flet (transmeton) prej meje ndonjë hadith dhe e dinë se është gënjeshtër ajo që thotë, atëherë edhe ai është (llogaritet) njëri prej gënjeshtarëve.” [2]

Transmetohet prej Mugire ibn Shu’bes,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: ”Më të vërtetë gënjeshtra ndaj meje nuk është e njëjtë (e barabartë) sikur gënjeshtra ndaj ndonjërit nga ju, dhe kush gënjen për mua qëllimisht atëherë le t’ia përgatisë vetes së tij një ulëse prej zjarri.” [3]

Muhamed Ahmed el Adeui

Përktheu: Suad B. Shabani

———————————–

[1] Buhariu:110, Muslimi: 3, Ibn Maxhe: 34, Imam Ahmedi në Musned: 8067

[2] Buhariu: 1291, Tirmidhiu: 2662, Imam Ahmedi në Musned: 19650

[3] Muslimi: 4, Buhariu: 1291, Tirmidhiu: 2662, Ibn Maxhe: 41 dhe Imam Ahmedi në Musned: 17737