Pyetja:

Si mund ta di gruaja se menstruacionet e saja kanë përfunduar?

***

Përgjigjja:

Fundi i menstruacioneve tregohet me ndërprerjen e rrjedhës së gjakut, gjë e cila mund të
njihet në dy mënyra:
1) Rrjedha e derdhjes së bardhë. Kjo është derdhje e bardhë që është në ngjasim me
sherbetin e gëlqeres, dhe zakonisht rrjedh pas menstruacioneve. Ngjyra e saj ndryshon
sipas dallimeve të gjendjeve të gruas.
2) Tharja e vaginës. Ajo mund ta kuptojë këtë duke e futur një copë pambuku në pjesën
intime të saj, e ajo nuk del e lagësht – me shenja gjaku, apo derdhje të zverdhur apo bojë
kafe.

Shejh Dr. Salih el-Feuzan