Pyetja:

Si ta këshillojmë atë që hidhërohet kur e godet ndonjë e keqe?

***

Përgjigjja:

Njerëzit kur goditen me ndonjë fatkeqësi ndahen në katër grada:

Grada e parë: Hidhërimi, e kjo është disa lloje:

Lloji i parë: Hidhërimi të jetë me zemër, sikurse të hidhërohet ndaj Zotit dhe pëlcet nga ajo që ia ka caktuar Allahu. Kjo sjellje është haram, bile ndonjëherë mund të arrijë edhe deri në kufër. Allahu thotë: “Ka nga njerëzit që adhuron Allahun me mëdyshje (luhatshëm), nëse e godet ndonjë e mirë ai qetësohet me të, po nëse e godet ndonjë e pakëndshme, ai kthehet në fytyrën e vet të vërtetë (të mëparshme), ai i ka humbur këtë dhe jetën tjetër e ky është ai dështimi i qartë. ” (Haxh: 11)

Lloji i dytë: Të jetë me gjuhë, sikurse të lutet me mjerim, humbje, etj. Edhe kjo është haram.

Lloji i tretë: Të jetë me gjymtyrë, sic është rrahja e fytyrës, shkyerja e rrobave, shkulja e flokëve, etj. E gjithë kjo është haram dhe në kundërshtim me sabrin (durimin), për të cilinn jemi të urdhëruar. 

Grada e dytë: Durimin e ka përshkruar shumë mirë poeti:
Sabri si sabër me të vërtet ka shijen e idhët
por përfundimet i ka më të ëmbla se mjalta

Ky njeri e ndjen se kjo fatkeqësi është e rëndë për të, mirëpo përmbahet, ky e urren që i kandohur, por besimi i tij e mbron nga hidhërimi. Te ky ndodhja e fatkeqësisë apo mosndodhja janë të njëjta.

Kjo është detyrim për secilin, sepse Allahu, ka urdhëruar që të durojmë, kur ka thënë:

Të jeni të durueshëm se Allahu është me të durueshmit.” (Enfal: 46)

Grada e tretë:Kënaqësia, ashtu që njeriu të kënaqet kur e godet ndonjë e keqe. Për këtë njeri ndodhja apo mosndodhja e ndonjë fatkeqësie është e njëjtë dhe nuk i vjen aspak rëndë për atë. Kjo gradë është mustehab (e lavdëruar) dhe jo e detyruar, sipas mendimit më të saktë.

Dallimi mes kësaj dhe gradës para kësaj është e qartë, sepse ndodhja apo mosndodhja e fatkeqësisë te ky është e njëjtë, ndërsa tek si para këtij, fatkeqësia ishte e rëndë për të, por ai duronte.

Grada e katërt: Falenderimi, e kjo është grada më e lartë. Njeriu e falenderon Allahu për fatkeqësinë që i ka ndodhur, sepse ai e di se kjo fatkeqësi është shkak për t’iu shlyer mëkatet apo për t’iu shtuar sevapet.

Resulullahu ﷺ, ka thënë: “Çdo fatkeqësi që e godet muslimanin është shkak që Allahu t’ia falë mëkatet, saqë edhe kur lëndohet nga ndonjë therrë.” [1]

Shejh Ibn Uthejmin, “Kushtet e fesë”

—————————————————–

[1] Buhariu (5640); Muslim (2572)